Policia e qytetit të Lidsit në Angli shkatërroi një operacion të mirëdetajuar nga shtatë shqiptarë që kishin mbjellë kanabis në disa shtëpi.

Nëse do t’ja dilnin ta përmbyllnin me sukses këtë operacion, raporton Top Channel, duke cituar mediat lokale në Lids,  ata sipas policisë do të përfitonin plot 500.000 stërlina e konvertuar në lek 685.000.000 milionë lekë.

Metali Shehu, 29, vjec u dënua me 3 vite burg.

Blerim Trota, 34, vjec u dënua me 4 vite e 3 muaj burg.

Did Dida, 41 vjec u dënua 1 vit e 6 muaj burg.

Refik Duraku, 36, vjec u dënua me 2 vite

Rigert Papdeja, 21 vjec, Ermijon Gjuta, 30 vjec dhe Ardit Gjuta, 21, vjec u dënuan respektivisht me 4  vite e 6 muaj burg.

Në pesë shtëpi të marra me qira përmes dokumenteve të falsifikuara, policia gjeti 347 vazo me kanabis gati për korrje,  si dhe 529 fidanë të gatshëm për mbledhje.

FOTO GALERI
1/7
Rigert Papdeja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA