U akuzua për mashtrim dhe korrupsion në prokurim, Federica Mogherini lirohet pas mesnate Një milionë studente mbushën 180 sheshe italiane për klimën.
Nga Milano deri në Napoli, mobilizimi në mbështetje të aksionit kundër ndryshimeve klimatike, ka qenë i jashtëzakonshëm në vendin fqinj.
“Na shkatërruar mushkëritë”, ishte motoja e të rinjve të frymëzuar nga aktivistja suedeze Greta Thunberg, që shkroi në Twitter: “pamje të mrekullueshme mbërrijnë nga Italia”!.
“Për të gjithë ne, kjo është shumë emocionuese. Greta na beri thirrje të dilnim nëpër rrugë dhe është e rëndësishme që kjo të ndodhë sepse duhet ti kërkojmë qeverisë të marrë masa për klimën, për mjedisin, sepse ai po vdes. E gjithë kjo ka pasojë direkte mbi jetët tona. Duhet të jemi të bashkuar, sepse vetëm bashkimi do ta sjellë ndryshimin”, ka thënë një gjimnazist.
“Ishte këmbëngulja e Greta Thunbergut ajo që më bëri të kuptoj se po nuk e zgjidhëm këtë problem, nuk do të ketë të ardhme për botën tonë. Unë po studioj shumë që e ardhmja ime të jetë e mirë, por e gjithë kjo do të jetë e kotë, nëse pas disa vitesh, nuk do të ketë më tokë”, tha një tjetër gjimnaziste.
Organizatorët e manifestimit të Romës thane se në Piazza della Republicca nuk ishte parë ndonjëherë një grumbullim I tillë njerëzish.
“Ky është absolutisht tubimi më masiv i të gjithë viteve të fundit”, u shprehën ata. Edhe Milano u ngrit në këmbë për klimën, falë të rinjve.
“Jemi gati 200 mijë vetë që kemi dalë në rrugët e qytetit”, tha një protestuese, Sara Brizzolara. Nga Amazona në Siberi, katastrofa ekologjike po ndodh përpara syve të të gjithëve, e sërish, qeveritë nuk lëvizin as gishtin, shtoi ajo.
Tubime massive pati në një sërë qytetesh të Italisë, përfshire Firencen, Palermon, Bolonjën e Barin.
Top Channel