
24/02 19:54
Një ditë më parë Top Channel publikoi ekskluzivisht raportin paraprak të Komisionit të Venecias që thotë se Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit pa asnjë kompetencë ligjore.
Anulimi i zgjedhjeve thuhet në dokument dhe shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.
Ndërkohë Venecia nuk shprehet për pjesën e shkarkimit të Metës, ndërsa deri më tani palët kanë reaguar vetëm në rrjetet sociale.
Për këto raportoi live në edicionin e orës 12:00 në Top Channel, gazetari Muhamed Veliu.
Top Channel