Negociatat/ Gjermania shpreson të bindë Francën dhe Hollandën

28/09/2019 02:12

Berlini zyrtar i dha një ditë më parë dritën jeshile çeljes së negocjatave për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut, e pas OK-it të Bundestagut Gjermania duket e bindur në rëndësinë që ka një shtysë e tillë për të dy vendet.

Jo vetëm kaq, por nga deklarata e lëshuar prej ministrit të jashtëm gjerman, Heiko Mass, shihet qartë se vendi i tij pret që këtë linjë të ndjekin edhe shtete të tjera kur Këshilli i BE-së të dalë me një qëndrim në 17 tetor.

Vendet më skeptike ndaj Shqipërisë mbeten Franca e Holanda. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka treguar me kohë se është kundër zgjerimit përpara konsolidimit të bllokut europian, por mendohet se vendimi i Gjermanise e shton presionin mbi të, ndaj nuk përjashtohet mundësia që shefi i Elizesë të ndryshojë mendje. Nga ana tjetër, është dhe Holanda me një rezolutë që refuzon shqipërinë.

Por mesazhi i Maas është shpresëdhënës. “Aprovimi i Budestagut gjerman për çeljen e negociatave më Shqipëerinë dhe Maqedoninë e Veriut dërgon një mesazh të rëndësishëm. Votimi nënvizon qartë rëndësinë e ballkanit perëndimor për BE-në. Në të njëjtën kohë, tregon se reformat shpërblehen.

Të dyja këto vende duhet t’i vazhdojnë përpjekjet tyre për reforma në mënyrë që të avansojnë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kam bindjen se qasja e kushtëzuar që propozoi Bundestagu gjerman, do t`i bindë të tjerët në BE që të pajtohen me çeljen e negociatave të antarësimit, është mesazhi i shefit të diplomacisë gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA