Deri më tani reforma në drejtësi ka trazuar vetëm qetësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve apo solemnitetin e Gjykatës Kushtetuese si dhe Gjykatës së Lartë. Së shpejti reforma do të japë efekte edhe në gjykatat e tjera. Nga 37 gjykata në vend parashiohet që 10 deri në 12 gjykata të shkrihen. Presidenti i CEPEJ (SEPEZH), Komisionit Europian për Efikasistetin në Drejtësi në Këshillin e Europës tregon gjatë një interviste për Top Channel mbështëtjen e ndërkombëtarëve.

“ Ne kemi hartuar dokumente dhe udhezime mjaft të rëndësishme dhe njëra ka të bëjë me hartën e gjyqësorit dhe aksesin. Kanë të bëjë me disa kërkesa kryesore që kanë të bëjnë me aspektin gjeografik, me numin e popullsisë dhe densistetin e qytetarëve në zona të caktuara dhe përveç kësaj ka edhe aspekte të rëndësishme që duhet marrë parasysh nga qeveria që lidhen përshembull me transportin dhe aksesin.

Në vendet lindore të Europës ka patur raste ku gjykatat janë shkrirë, por ajo që ne bëjmë pra Speezh, është se mbajmë ndërtesat egzistuese të gjykatave por ndryshon menaxhimi, ato kanë një menaxhim të vetëm të disa ndërtesave. Aty ku kuptohet se një gjyqtar apo gjyqtare e caktuar nuk ka shumë çështje, çëshjtja nuk lidhet me një juridiksion të caktuar por me gjyqtarin”- tha Ramin Gurbanov.

Mes gjykatave që do shkrihen ka gjykata që nuk kanë volum të lartë të shqyrtimeve gjyqësore siç është gjykata e Pukës, e Burrelit, e Sarandës, e Kavajës. Ato do të funksionojnë me gjyqtare të komanduar me afat dy vjeçar.

“Ne kemi një projekt shumë të sukseshëm në bashkëpuni ndërmjet Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian për efikasistetin dhe përmirsimin e cilësisë së gjyqësorit në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka treguar vullnet të fortë politik me ndërmarrjen e kësaj reforme kaq të gjerë e të thëllë në gjyqësor, në mënyrë që të rritej cilësia por edhe pavarësia. Këshilli i lartë gjyqsor u formua në përputhje me standartet për të siguruar një funksionim të pavarur dhe llogaridhënës të sistemit të gjykatave, duke rritur funksionin efikas të gjykatave.

Këhsilli i lartë gjyqësor luan një rol mjaft domethënës dhe të rëndëisshëm në lidhje me gjyqesorin në të gjitha vendet, në veçanti ato sigurojnë promovimin por edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut , sunimin e ligjit dhe funksionimin e pavarur dhe transparent të gjyqesorit në vend”- tha Ramin Gurbanov.

Mbeldhja që do të shqyrtoje hartën e re gjyqësore do të shqyrtohet në datën 1 tetor nga KLGJ që në këtë ide mbeshtetet nga Komisioni Europian për efikasitetin e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA