Festivali i ëmbëlsirave është çelur në qytetin e Maliqit për të 12-in vit radhazi.
Qyteza e njohur për zanafillën e prodhimit të sheqerit vijon të ruajë me fanatizëm traditën e prodhimit të ëmbëlsirave. Edhe pse prej shumë vitesh fabrika e prodhimit të sheqerit nuk është më funksionale banorët vazhdojnë të ruajnë këtë traditë duke përgatitur ëmbëlsirat karakteristike të zonës. Pranvera Begolli, risjell edhe një herë në kujtesë të gjithë procedurën e ndjekur dikur në kombinatin e sheqerit në Maliq, që nga baza që është panxhari e deri tek produkti final, sheqeri kokërbardhë.
I ndërthurur këtë herë me edicionin e katërt të produkteve bujqësore e blegtorale të bletë rritësve ky festival bën bashkë disa nga traditat më të njohura të Maliqit ndërsa synon zhvillimin e tregut për fermerët.
E ndërsa festa vazhdon banorët e Maliqit mbeten ende me shpresën se një ditë kombinati i sheqerit do të rikthehet për ta.
Top Channel