Video/ Shkëndijes i “shpëton” fitorja nga duart, kuqezinjtë e pësojnë në sekondat e fundit nga polakët
Eduard Selami prej kohesh ishte larguar nga jeta aktive në Partinë Demokratike.
Por së fundmi është rikthyer në Tiranë. Këtë të shtunë ai është parë duke hyre në selinë e Partisë Demokratike për një takim kokë më kokë me kryetarin Lulzim Basha.
Top Channel ka mësuar se qëllimi i takimit ka qenë bashkimi i kontributeve për PD dhe opozitën. Takimi ishte planifikuar prej kohesh dhe Selami nuk ka munguar edhe pse kishte një tjetër angazhim shumë të rëndësishëm këtë të shtunë.
Selami u largua nga jeta aktive politike pas kandidimit për postin e kreut të PD përballë Bashës. Por edhe pas një seri qëndrimesh shumë të ndryshme nga linja zyrtare e PD.
Selami u tregua kritik ndaj PD duke ndjekur qëndrimin kritik që ndërkombëtarët patën për linjën zyrtare të PD që nga koha e protestës në çadër.
Po si do kthehet Selami me PD dhe nëse ka një post për të, kjo pritet për tu parë.
Top Channel