Pavarësisht klimës, prodhimi i verës po njeh rritje në Evropën veriore, kjo edhe falë angazhimit të entuziastëve dhe përdorimit të varieteteve hibride të rrushit.

Në Suedi, vetëm 100 hektarë tokë i dedikohen vreshtave, krahasuar me 750 mijë në Francë.

Pjesa më e madhe e njerëzve që i japin jetë një vreshti në Suedi, përpiqen të jenë afër brigjeve, ku klima është më e butë. Rreth 90 përqind e vreshtave janë afër bregut. Dimri nuk është shumë i ftohtë në Suedinë e jugut, ngjasojnë më shumë me dimrat në Francën veriore apo Gjermaninë veriore
Por mund të ketë edhe sfida ekonomike po ashtu: sipas Federatës Suedeze të Fermerëve, të ardhurat mesatare të një ferme në 2016 ishin rreth 56 mijë euro. Sidoqoftë, kjo nuk i zbraps më të guximshmit.

“Ne gjithçka e bëjmë me dorë. Nuk përdorim kimikate. Përdorim vetëm materiale të miratuara, organike”, shprehet një prodhues vere.

Sipas prodhuesve suedezë të verës, vendi gjatë verës, ka shumë rreze dielli. Në një ditë, mund të ketë rreth 18 orë diell dhe temperaturat janë perfekte që të rriten vreshtat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA