“Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj”, ky është konkluzioni opinionit të Komisionit të Venecias siguruar ekskluzivisht nga Top-Channel.

“Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur”, theksohet në këtë opinoonin.

“Presidenti e tejkaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e më tej duke i shtyrë ato. Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojnë se kjo shkelje është e rëndë apo jo. Zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situate emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në bazet e zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregullat e vendosura me ligj, të përkohshme). Presidenti nuk e ka këtë pushtet”.

Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas thotë Komisioni Venecias bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Në rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kjo procedure nuk është respektuar.

“Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprirë as ndonjë marrëveshjeje politike për të krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc. Presidenti ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale të mandatit elektoral pa u bazuar në bazëligjore të posaçme. Në opinion jepen një seri elementesh për të përcaktuar rëndësinë e një shkelje kushtetuese”.

Por a mjaftojnë këto shkelje për të shkarkuar presidentin Ilir Meta? Kosmioni Venecias thotë:

“Nisur nga këta elemente, shkeljet mund të mos jenë mjaftueshëm të natyrës së rëndë, por edhe nëse janë të tilla, nisur nga kompetencat që ka seanca plenare e Kuvendit për të respektuar qëllimet kushtetuese, si kontrollin dhe balancën, është ai organi që i merr në konsideratë të gjithë sa më sipër për të vendosur shkarkimin e Presidentit”.

Procedura e shkarkimit të Presidentit thuhet në opinion, është proces ligjor dhe politik. Mbetet në vendimarrjen e seancës plenare të Kuvendit të vendosë për natyrën e shkeljes dhe rëndësinë e saj, që mund ligjin për shkarkimin e Presidentit.

“Periodiciteti i zgjedhjeve është si kusht i parimeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Çdo kufizim i kësaj të drejte për të marrë pjesë në zgjedhje në mënyrë periodike duhet të parashikohet në ligj, të ketë qëllim legjitim dhe të jetë proporcional. Ky kriter zbatohet edhe në zgjedhjet vendore”.

Opinioni thekson se:

“Shtyrja e datës së zgjedhjeve, tejkalon kompetencat e Presidentit. Është kompetencë vendimmarrëse e Kuvendit, Komisionit Hetimor dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të vendosë rëndësi në shkeljen e Kushtetutës në kushtet e cenimit të periodicitetit të zgjedhjeve”.

Ky është opinioni paraprak i komisionit të Venecias, por cila është deklarata e Presidentit Meta, nëse ky komision thotë që kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA