Një tragjedi është shënuar në brigjet e ishullit grek Oinouses, në afërsi të Hios.

Gazetari i Top Channel, Aleks Marku bën me dije se një barkë, në të cilën ndodheshin mbi 18 persona, ishte nisur nga brigjet turke dhe në afërsi të Hios është përmbysur.

Si pasojë 7 persona kanë gjetur vdekjen, nga këto viktima, 1 ishte një foshnjë e mitur, katër fëmijë dhe dy gra, ndërsa 11 persona të tjerë janë shpëtuar.

Po vijon një operacion shpëtimi sepse ende nuk dihet numri i saktë i personave të cilët ishin në atë varkë.

Mediat greke zbulojnë se kanë qenë dy familje nga Turqia, të cilët ishin larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar ndjekjeve të qeverisë së Presidentit Erdogan.

Në përditësim …

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA