Top Talk u shndërrua sot në tryezë virtuale për reformën zgjedhore. Gazetari Denis Dyrnjaja intervistoi dy protagonistët kryesorë për çështjet zgjedhore në PD e PS.

Ivi Kaso dhe Damian Gjiknuri shprehën vullnetin politik për reformën zgjedhore, por në formate dhe modalitete të ndryshme. Sekretari i Çështjeve Zgjedhore në PD tha se opozita kërkon që reformën të mos e kryejë Komisioni i Posaçëm Parlamentar pasi nuk ka as legjitimitetin as moralin për ta bërë dhe përsëriti tezën se duhet një strukturë e posaçme me bekimin dhe mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve.

Ndërsa Gjiknuri sqaroi se Komisioni që ai bashkë-drejton me deputeten Rudina Hajdari është konform ligjit dhe Kushtetutës dhe do të vijojë të funksionojë.

Top Channel