28/11 22:44
Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin, në një reagim të sajin, shkruan se nuk beson që presidenti i vendit, Ilir Meta të mbajë fjalën e dhënë kur tha se “po tha Venecia e shkele do iki vetë”.
Në postimin e saj ajo shton me ironi se Meta e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias.
“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha çmimit.net kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo më e rëndë shkelja? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias”, shkruan ajo.
Top Channel