Fabrika e lëkurës në lagjen “Uznovë” ka rezultuar të jetë një burim epidemie dhe ndotjeje.

Helmet që shkarkohen kudo kanë dëmtuar prodhimet bujqësore, kanë tharë pemtarinë dhe kanë rritur sëmundshmërinë te banorët.

Mjeku i ambulancës së lagjes, Ibrahim Aliaj, tregon se situata është alarmante.

 Kjo fabrikë, e ndërtuar rreth 20-vjet më parë në mes të lagjes “Uznovë”, jo vetëm që nuk ka vendosur impiante nëntokësore për shkarkimin e mbetjeve lëkurore por pas përpunimit të lëkurëve të kafshëve ujin e kontaminuar e derdh në kanalet e hapura në të gjithë lagjen.

Banorët shprehin shqetësimin për situatën e rënduar.

Sipas banoreve ky problem është diskutuar edhe me përfaqësues të Ministrisë, ku është vendosur që kjo fabrikë të marrë masat e nevojshme për të mos ndotur ambientin, lumin, ujin, florën dhe mikroflorën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA