Sesioni i 74 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara/ Flet Rama: Sistemi i ri do të luftojë korrupsionin

27/09/2019 20:02

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara

Rama foli për një sërë çështjesh duke nisur nga ndryshimet klimatike, rreziqet e sigurisë kombëtare, Kosovën, reformat që ka bërë vendi. etj.

“Prej më shumë se 7 dekadash kur ku podium u ngrit, dhe prej më shumë se gjysmë shekulli, si dhe rënies së murit të Berlinit dhe gjenocidi të Kosovës shumë gjëra kanë kaluar mes këtyrë mureve.

Në këtë sesion të 74 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ne u përballëm më recensionin depresionin e madh, ekstremizmin, Al Kaeda u ekspozuam ndaj ndryshimeve klimatike. Globalizmi mund të kritikohet ose jo, por ekziston, nacionalizmi mund të duket tërheqës, por gama e çështjeve është transnacionale.

Dallimi midis interesave të vendeve dhe interesave globale është thuajse i zhdukur.

Po dalin rreziqe të reja në sipërfaqe, ne jetojmë në një klimë që po shkrin ajsberg, radikalizmi ekstremizmi, po sfidojnë demokracinë .

Të premten e shkuar mu desh të anuloja fluturimin sepse vendi u godit nga tërmeti, pas tërmeteve filluan shira të rrëmbyeshëm. Dhe shkenca ka ecur shumë për mirë apo jo kjo është përtej diskutimit. por s’ka ecur sa të parashikojë tërmetin”, tha Rama.

Gjithashtu Shqipëria ka dislokuar trupat e saj në Kosovë, e vende të tjera, me qëllim që të lërë gjurmë në botë. Vetëm muaj më parë dy ushtarë shqiptarë, që ishin pjesë e NATO në Letoni, humbën jetën e tyre, teksa çmontonin eksploziv.

Shqipëria është e shqetësuar nga sjellja e Iranit dhe aktivitetit e tij, komunitetin e opozitës që e kemi prit me bujarinë vend.
Na është dashur të reagojmë ndaj tyre kur kemi pas cënim të sigurisë. asnjë vend nuk është aq i vogël sa mos të përmbushë përgjegjësitë e veta globale. Vitin tjetër kemi presidencën e OSBE, do i kushtojë vëmendje luftës së islamofobisë, për të ndërtuar paqe.

Shqipëria ka ofruar një shembull historik se si harmonia mes feve është e frytshme për shoqërinë. Ne jemi toka ku Shën Tereza është simboli më i lart kombëtar.

Reforma e pashembullt në drejtësi në Shqipëri, një proces madhor duke hequr gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja gjyqësore të përshtatura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, duke transformuar gjithë fizionominë e vendit.

Korrupsioni në gjyqësor jo vetëm parandaloi në dhënien e drejtësisë, u shndërrua në pengesë për ta bërë drejtësinë normën e ekzistencës sonë të përditshme si shoqëri.

Ndërkohë që sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë duke u bërë plotësisht funksional, ne shpresojmë që ai do të ulë në mënyrë të konsiderueshme të gjitha aktet e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin dhe do të sigurojë triumfin e shtetit të së drejtës në të gjithë vendin, një vend që e dua me shpirt dhe e përfaqësoj me krenari këtu sot.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA