Falë bashkëpunimit midis qytetarëve dhe policisë ka rezultuar mjaft i frytshëm në drejtim të parandalimit të ngjarjeve, në funksion të sigurisë publike në tërësi, si dhe të denoncimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, nëpërmjet Komisariatit Dixhital dhe adresave zyrtare të Policisë së Shtetit.

Adresimi i shkeljeve ligjore të ndryshme dhe interesi gjithmonë në rritje, për më shumë rregull dhe siguri në rrugë, manifeston vullnet nga qytetarët dhe reagim të shpejtë e ligjor nga Policia për të verifikuar dhe ndëshkuar shkeljet e adresuara nga qytetarët, pavarësisht shkelësit apo mjetit që ka kryer shkeljen.

Vetëm dy ditët e fundit, janë verifikuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar dhe denoncuar nga qytetarët për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, në funksion të kontrolleve për dhënie përparësie ndaj këmbësorëve, janë evidentuar dhe ndëshkuar 114 drejtues mjetesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA