Presidenca nuk komenton raportin e Venecias, kapet me datën: “Ngatërresë” nga nxitimi, apo në 29 shtator do vijë një dokument tjetër?

27/09/2019 20:30

Presidenca ka reaguar sërish lidhur me raportin e Komisionit të Venecias. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga media mbi një dokument të Komisionit të Venecias që mban datën 29 shtator 2019, sqaron se:”Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias’

Ndërkohë zëdhënësi i presidencës thotë se duhet të ketë një ngatërresë me datën, për të cilën shprehen: “Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?”

Reagimi

Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias’

Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.

Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?

Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA