Zhytësit kanë tanimë mundësinë për të eksploruar një Boeing 747 të zhytur në Bahrein, si pjesë të një parku të ri nënujor.

Avioni i vjetër, i cili u ndërtua në vitin 1981 përfundoi në ujë fillimin e këtij viti dhe aktualisht rezulton i aksesueshëm edhe për publikun.

Dive Bahrein, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bahrein-it, ka si qendër të tij një Boeing 747 të dekompozuar, 70 metra të gjatë, avioni më i madh i zhytur ndonjëherë qëllimisht.

Parku Dive Bahreini u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar një përvojë unike zhytjeje brenda një zone të madhe, ku gjenden gjithashtu shkëmbinj nënujorë artificialë dhe habitate të ndryshme nënujore.

Parku ekologjik do të sigurojë gjithashtu një burim të pasur informacioni mbi ekologjitë detare dhe do të rrisë ndërgjegjësimin mjedisor për rëndësinë e ruajtjes së jetës detare.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA