Në Vaqarr të Tiranës është në funksion një zonë ku bëhet mbledhja dhe riciklimi i mbetjeve.
Ky subjekt dhe dhjetëra të tjerë edhe pranë pallateve në kryeqytet funksionojnë në bazë të një leje mjedisore që i lëshon Ministria e Mjedisit.
Ndërkohë që impianti ndodhet brenda territorit të bashkisë së Tiranës dhe qytetarët i kërkojnë asaj llogari për ndotjen dhe zhurmat që krijohen.
Kjo është arsyeja që bashkia e Tiranës ka kërkuar që këto leje t’I lihen asaj në kompetencë në mënyrë që të kontrollohen më mirë por edhe me synimin që të çohen larg zonave të banuara aty ku nuk i krijojnë probleme banorëve.
Ministria e Mjedisit reziston të lëshojë këto leje për arsye që qartazi nuk lidhen me interesin e këtyre banorëve të zonave ku ndodhen këto landfille mbetjesh.
Disa herë është diskutuar kjo çështje ndërsa nën zë edhe vetë pronarët e këtyre ladfilleve thonë se ju duhet të paguajnë inspektorët e mjedisit për të marrë lejet.
Top Channel