Pas doli raporti i komisionit të Venecias, të cilin Top Channel e ka siguruar ekskluzivisht, ku thuhet se presidenti Meta shkeli kushtetutën duke anuluar zgjedhjet, ka reaguar kjo e fundit.
“E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!”, thuhet në reagim.
Ekskluzive/ Komisioni i Venecias: Meta shkeli Kushtetutën
Reagimi nga presidenca
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun!
ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!
Top Channel