Shqiptarët janë të mirëpritur në BE; në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert, thotë, se Bundestagu do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.
E pyetur sesi duhen kuptuar kushtet e vendosur Shqipërisë, ajo dha këtë shpjegim:
“Jemi konsultuar shumë gjatë në Bundestagun gjerman. Për Maqedoninë e Veriut, çështja është relativisht e qartë. Me Shqipërinë, padyshim, u morëm shumë të tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon.
E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t’i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t’u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre. Shumë shqiptarë po largohen nga vendi, sepse nuk shohin aty perspektivë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e një vendi. Është një vend shumë i bukur dhe ne duam ta shoqërojmë në rrugën e demokratizimit dhe të BE-së”, ka thënë Leikert.
Leikert pati dhe një apel për PD dhe për të gjithë spektrin politik shqiptar.
“Unë u bëj thirrje të gjitha forcave demokratike në Shqipëri, si atyre të qeverisë, ashtu edhe të opozitës që të marrin pjesë në proceset demokratike dhe këtë ta bëjë jo jashtë parlamentit. Kjo nuk mund të jetë mënyra e duhur”, është shprehur ajo.
Leikert kujtoi se janë 35 kapituj që duhen negociuar dhe theksoi se në Bundestag, do ta shoqërojë këtë proces dhe do të jene shumë aktiv.
Top Channel