Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi partner i Shqipërisë “i shkurajuar” me dënimin vetëm për shpërdorim detyre të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Jehona e gjykimit të rastit më të bujshëm në rang zyrtari të lartë shkoi edhe në Bundestaf, përmes deputetit të CDU, Peter Bayer, i cili nuk e fshehu zhgënjimin para kolegëve të tij, për faktin se ish-ministri i akuzuar për trafik droge kishte marrë nga drejtësia shumë më pak nga sa kishte kërkuar Prokuroria.
“Ne sigurisht nuk i mbyllim sytë sa i takon krimit të organizuar, veçanërisht në Shqipëri. Siç jemi vënë në dijeni, një nga zyrtarët më të lartë, ish-ministri i brendshëm i qeverisë u gjykua.
Por, në vend të 12 viteve që kërkoi organi i akuzës për përfshirjen në trafikun e drogës, nuk u mor asnjë dënim me burg për këtë akuzë. Ky është tregues shumë i fortë për ne. Nuk gënjehemi me këto dhe kërkojmë dënime zyrtarësh të lartë”, ka thënë Peter Bayer.
Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale “trafikimi narkotikëve” në bashkëpunim me reformën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grupi strukturuara kriminal”.
Por, me vendimin e marrë më 19 shtator nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri nuk do bëjë asnjë ditë burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Top Channel