Kokaina me destinacion Durrësin, Anila Hoxha tregon si trafikantët i shpëtuan kurthit: Ata u shfaqën…

27/09/2019 10:03

Dje u raportua për një aksion të organizuar nga autoritetet greke dhe shqiptare pasi 45 kilogram kokainë ishte fshehur në portin e Pireut në vendin fqinj dhe destinacion final kishte portin e Durrësit.

  Greqi/ Kapen më shumë se 45 kg drogë në portin e Pireut

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tregon se çfarë ndodhi me ngarkesën e kokainës, si ajo u zëvendësua me oriz dhe përpjekjen e autoriteteve për të futur në kurth porositësit.

Hoxha tregon se si operacioni dështoi edhe pse dy persona u shfaqën në port për të tërhequr kokainën.

“Mes këtyre spekullimeve dhe shërbimeve të vëzhgimit kur zëvendësoheshin stafet, ATA u shfaqën. Në një makinë gri me targa të huaja, që u parkua në terminal. U drejtuan në këmbë drejt kontenierit frigorifer që sërish besohet se kishte banane. Një tregoi ‘badge’-in dhe hyri. U lejua. Tjetri s’dihet se si, por edhe ai hyri. Dy pritës. Mendohet se hapën kontenierin dhe prej andej morën pakot që ata mendonin se ishin me kokainë. Në fakt ishin zëvendësuar e plotësuar me oriz nga grekët, dhe siç thotë populli: “shto ujë e shto miell”, pala shqiptare orizit i kishte instaluar edhe GPS”, tregon gazetarja.

Me tej, vazhdon Hoxha, historia e dështimit tregohet si vijon nga disa zëra, të cilat s’më zë gjumi pa u dhënë zë. Le t’i besojmë se ka ndodhur tamam kështu…

Pjesën e plotë mund ta lexoni më poshtë

Kokaina që u bë oriz…

E njejtë si edhe në aksione të tjera antidrogë, edhe kësaj here ngarkesa e porositur me kokainë nuk mbërriti në dorën e kryesorit. Për pasojë, trafikanti apo siç pëlqehet me etiketim më të bujshëm, “peshku i madh”, nuk u arrestua. Pa kaluar shumë kohë nga sekuestrimi i mëse 600 kg kokainë po në portin e Durrësit, një histori narko-trafiku u mbyll me Arbër Çekajn në krye, i cili ndoshta për faktin se iu dorëzua Shqipërisë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk e shqiti buzëqeshjen nga fytyra.

Kësaj radhe kokaina vinte nga Greqia.

Ashtu siç ndodhi vite më parë kur belgët e zëvendësuan me ujë vajin e palmës ku gjendej kokaina, edhe grekët nuk na dhanë besë. E kishin zëvendësuar kokainën me pako orizi dhe pastaj kanë lejuar vazhdimin e udhëtimit të pakove, me idenë se peshku do të binte në rrjetë.

Çfarë ndodhi?

Për javë të tëra, besnikërisht një rreth i ngushtë policësh survejuan kontenierin. Ndoshta përshpërisnin e dyshonin se mund të ishte ky kontenier zgjatim i njerëzve të tjerë të lidhur me Çekajn, apo kush e di ku në jug a në veri me emra të tjerë që s’dolën asnjëherë në sipërfaqe.

Mes këtyre spekullimeve dhe shërbimeve të vëzhgimit kur zëvendësoheshin stafet, ATA u shfaqën. Në një makinë gri me targa të huaja, që u parkua në terminal. U drejtuan në këmbë drejt kontenierit frigorifer që sërish besohet se kishte banane. Një tregoi ‘badge’-in dhe hyri. U lejua. Tjetri s’dihet se si, por edhe ai hyri. Dy pritës. Mendohet se hapën kontenierin dhe prej andej morën pakot që ata mendonin se ishin me kokainë. Në fakt ishin zëvendësuar e plotësuar me oriz nga grekët, dhe siç thotë populli: “shto ujë e shto miell”, pala shqiptare orizit i kishte instaluar edhe GPS.

Me tej, historia e dështimit tregohet si vijon nga disa zëra, të cilat s’më zë gjumi pa u dhënë zë. Le t’i besojmë se ka ndodhur tamam kështu:

Për shkak se duhej zbuluar “peshku i madh”, ndjekja vazhdoi në distancë. Pra nuk u ndërhy tak-fak si në Maminas. Duhej “peshku”. Por trafikantët, që në gjuhën e tyre kur ndërhyjnë për ta marrë me vete “ngarkesën” në port pa “me lyerje rrote”, kanë një shprehje për raste të tilla. Thonë “bëmë kollare”. Ndaj ata të dy që bënë këtë kollaren, më pas ia vendosën kollaren autoriteteve.

Teksa po ndiqeshin, siç duket ata kanë kuptuar se kokaina ishte oriz dhe që më pas, s’ka rëndësi në çfarë distance kishin policinë, janë kanë mbathur duke shpëtuar paq përgjatë një rrugice dytësore në afërsi të Kavajës (mbase ishin duke shkuar në Fier?). Fatmirësisht policia gjeti të flakura pakot me oriz që gjithsej ishin 50 kg. Me to mund të bëjë ca vakte me pilaf.

Dhe mbase pas pilafit do i zbulojnë gjësend ATIJ që kanë shoqëruar pas identifikimit si përdorues i ‘badge’-it. Edhe i dyti që thuhet se është identifikuar nga kamerat e sigurisë mbase bindet nga orizi që na dërguan grekët dhe flet për “peshkun e madh”.

Gjumin e ëmbël ma bëfshi!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA