NASA ka filmuar një vrimë të zezë gjigante që gllabëron një yll 375 milionë vite dritë larg tokës.

Fenomeni ekstremisht i rrallë, u regjistrua nga një satelit i NASA-s. Në imazhe tregohej një yll i ngjashëm me diellin tonë, që thithej nga tërheqja gravitacionale e vrimës së zezë, që ishte rreth gjashtë milionë herë më e madhe në përmasa, se ai.

Shpërthimi që astronomët mundën të ndiqnin nga fillimi deri në fund, ndodh një herë në 10 mijë deri në 100 mijë vite në një galaksi me përmasat e rrugës së qumështit.

Vrimat e zeza zakonisht gjenden në qendër të galaksive më të mëdha, përfshirë rrugën tonë të qumështit. Vëzhgimi i çlirimit të dritës ndërsa vrima e zezë gllabëron yllin dhe shpërndan materialin yjor në një formë spirale, mund të ndihmojë astronomët të kuptojnë sjelljen e vrimave të zeza, një mister shkencor që kur fizikanti Albert Einstein ekzaminoi ndikimin e gravitetit në dritën në lëvizje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA