Skema e rimbursimit të ilaçeve për shqiptarët është shumë e komplikuar,vetëm që pacientet të mos përfitojnë ilaçet e shtrenjta, edhe pse në listën e rimbursimit, nuk ka alternativa përveç një medikamenti 14 000 lekë pension, 9600 ilaçi i zemrës.
Mjekët familjes janë nën presion që të mos japin barna të shtrenjta me rimbursim, të mos pranojnë pacientë të rinj me receta që kanë shumë medikamente me rimbursim, sepse në këtë mënyrë tejkalojnë kufirin e rimbursimit që u është vënë ne nj♪7 shtesë kontrate që u është dhënë muajin e fundit.
Sefi Pëllumbi,një pensionist nga Berati, i cili vuan nga insufiçenca kardiake , ankohet në Fiks, pasi prej katër muajsh sorollatet dhe nuk merr dot medikamentin Entresto , një barn i kushtueshëm. Ai merr një pension prej 14 000 lekësh, ndërkohë një kuti e këtij medikament kushton 9600 lekë.
Arrin të blejë vetëm katër tableta të Entrestos dhe gjithë muajin pi vetëm ato.
Tregon se ka ndjekur të gjitha hapat që i ka thënë mjeku i familjes, ka bërë vizitë tek kardiologu i spitalit të beratit, ka bërë vizitë te kardiologu i QSUT-së, ka bërë ekografinë e zemrës siç e kërkon libri i rimbursimit të barnave, ka marrë recetë nga të dy mjekëtt kardiologë që duhet të kurohet me Entresto.
Por mjeku i tij i familjes u transferua nga Berati në Tiranë dhe që prej asaj dite ai nuk merr dot ilaçet me rimbursim. Asnjë mjek i Beratit nuk merr përsipër që të vulosë ilaçet e tij me rimbursim.
Fiks Fare u interesua pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Berat dhe mjeku i familjes e njëkohësisht drejtor i kësaj qendre Spartak Caka shpjegoi për Fiksin se nuk mund të shtojë medikament tjetër në listë për Z. Sefi, pasi ai nuk ishte pacienti i tij.
Përkohësisht ai mbulon pacientët e mjekes që ka marrë transferimin dhe ekzekuton recetat e mëparshme. Ai shpjegon se mjekët kanë një kontratë me Fondin e Barnave, e cila ka kufizime në rimbursim të cilën nuk mund ta shkelin, e kjo shpesh herë sjell përplasje mes tyre dhe mjekëve specialist.
Pra mjeku pranon se i ka duart e lidhura dhe nuk mund te shtoje paciente te tjerë me liste te gjate medikamentesh me rimbursim se tejkalonin kufirin e vendosur nga Fondi
Sipas drejtorit te qendrës shëndetësore, medikamenti “Entresto” duhet të merret me konsultë nga dy specialistë, pra duhet të ketë dy vula, dhe një EKO nga kabineti i QSUT-së.
Pacienti e ka rekomandimin e mjekut kardiolog te QSUT dhe libri i rimbursimit te barnave nuk përcakton vule te dyte nga QSUT-ja
Nga ana tjetër ilaçi “Entresto” është i vetëm në listën e rimbursimit dhe nuk ka alternativë tjetër dhe as kufizime te tjera për dhënien e tij me rimbursim.
Fiksi arriti të regjistrojnë pensionistin Pëllumbi në një mjek tjetër familjeje në Berat, por deri në momentin e përfundimit të procedurave të regjistrimit dhe verifikimit të kartelës së tij, ai duhet të presë për të marrë ilaçin jetik.
Top Channel