“SPAK gabon, por nuk preket”, Kryeministri Rama për median austriake: Duhen hetime pa marrë parasysh nga cila anë vjen çështja, është e hidhur, por… 28/11 13:57
Në raportin e Komisionit të Venecias, thuhet se zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situatë emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në bazë të zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregullat e vendosura me ligj, të përkohshme).
Presidenti nuk e ka këtë pushtet. Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, procedurë që normohet nga Kushtetuta.
Në rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kjo procedurë nuk është respektuar.
Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprirë as ndonjë marrëveshjeje politike për të krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc.
Top Channel