Raporti i Komisionit të Venecias, komenton se anulimi i datës së zgjedhjeve ndikon në të drejtën e zgjedhjeve, që është e drejtë e njeriut dhe anulimi apo shtyrja e datës së zgjedhje duhet bërë me ligj, nga organi kompetent dhe në respektim të parimit të proporcionalitetit.

Presidenti duket qartë që nuk e ka një të drejtë të tillë. Nuk ka një parashikim ligjor që e lejon anullimin/shtyrjen e zgjedhjeve ashtu sic ka vepruar Presidenti. Ndërhyrja në të drejtën e shtetasve për të zgjedhur nga Presidenti është bërë në mënyrë jo proporcionale. Shtyrja e zgjedhjeve pas mbarimit të mandatit të zgjedhurve është humbje e legjitimitetit të institucioneve të zgjedhura.

Citimi nga raporti « Gjithashtu, principi i actus contrarius (aktinegativ), nuk zbatohet në rastet e të drejtave të njeriut pasi cdo kufizimin i tyre duhet të plotësojë kriterin e proporcionalitetit.

Anullimi ose shtyrja e zgjedhjeve, cënon direkt të drejtën e qytetarëve për të votuar, e cila është e drejtë e njeriut. Ky kufizim duhet të jetë proporcional.

E drejta e votës është e lidhur me zgjedhje zyrtare. Midis dy zgjedhjeve, kjo e drejtë ekziston por nuk mund te ushtrohet. » Në mënyrë specifike, në rastet e zgjedhjeve, vendime të rëndësishme sic janë ato të caktimit të datës së zgjedhjeve, kërkojnë parashikuëshmëri të mjaftueshme. Principi i qëndrushmërisë të legjislacionit zgjedhor i analizuar nga Komisioni i Venecias, ne Kodin e Praktikave me te Mira Elektorale, është i zbatueshëm në vendimet e rendesishme mbi zgjedhjet me analogji. »

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA