Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Elisa Spiropali: Gjuha e urrejtjes e papranueshme, Qeveria shqiptare distancohet nga qëndrime të tilla Pas një debati rreth 30 minutësh Bundestagu Gjerman votoi pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut më Bashkimin Europian.
Tashmë autorizohet qeveria federale për hapat e metëjshëm të këtij procesi, ndërsa ndaj vendit tonë ka 9 kushte, të ndara në dy faza të cilat duhet që të plotësohen, për Maqedoninë e Veriut nuk kishte asnjë kusht.
Për Shqipërinë ishin 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenime, ndërsa për Maqedoninë e Veriut 465 vota pro, 122 kundër dhe 22 abstenime.
Vendimin e përshëndeti i pari Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian që shpërndau reagimin e Komisioneriot të Zgjerimit, Johanes Hahn.
“Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruante Soreka.
Presidenti Ilir Meta e falënderoi Bundestagun, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë.
“Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!”, thotë Meta, sipas te cilit, “Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut”.
Kreu i shtetit kërkon reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Top Channel