SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge, mes tyre djali i ish-deputetit të PS/ Zbardhen 3 episodet me mbi 2.4 ton marijuanë dhe kokainë
Është bllokuar porta e bazës së Pashalimanit, në Vlorë. Rreth 200 punonjës që shkojnë për të punuar në bizneset e tyre në gadishullin e Karaburunit janë bllokuar sot në orët e para të ditës nga ushtarakët e bazës së Pashalimanit.
Këta punonjës veprojnë pranë bizneseve në Karaburun dhe janë kryesisht peshkatarë apo të punësuar në lokalet e ngritura në gadishull, por edhe bletërritës dhe çobanë, që prej orësh po presin për të hyrë në portën e bazës së Pashalimanit, që është edhe rruga që ndjekin për të shkuar në punë.
Policia ushtarake është urdhëruar që të mos kalojë askush nga ora 08:00 deri në 15:00.
Bizneset po protestojnë për këtë urdhër që nuk i lejon punonjësit të shkojnë në vendet e tyre të punës.
Rruga është aktualisht e bllokuar dhe me dhjetëra automjete po presin në radhë.
Top Channel