Një tjetër akuzë ka ardhur për ish-kryeministrin e njohur të Italisë, Silvio Berlusconi.
Prokuroria e Firenzes ka ngritur një akt-akuzë për Brelusconi-n për tentativë vrasjeje. Sipas la Republika Berlusconi ka tentuar të vrasë gazetarin Maurizio Costanzo i cili në datën 14 maj të vitit 1993 i shpëtoi një shpërthimi me bombë në Romë.
“Midis krimeve të pretenduara nga prokuroria e Firences ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi është edhe sulmin e dështuar ndaj gazetarit Maurizio Costanzo, i cili më 14 maj 1993, shpëton nga shpërthimi i një makine me bombë në Romë”- shkruan La Republica.
Ish-kryeministri italian akuzohet për disa krime të rënda, ku thuhet se ka tentuar të organizojë disa sulme në Romë, Milano dhe Firence. Gjithashtu Berlusconi akuzohet se ka bashkëvepruar edhe me organizatën kriminale të njohur në mbarë botën, ‘Cosa Nostra’.
Top Channel