Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit të Venecias, ku theksohej se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat e tij Kushtetuese me anullimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas Ballës, Ilir Meta e shkeli Kushtetutën dhe se Komisioni i Venecias e tha këtë e zeza në të bardhë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Që e shkele e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që mua më pelqeu me shume:

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin të drejtën te pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen”

E ka thënë Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund te bëhen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi të bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA