40 vjeçari bie nga kati i dytë, nga ndërtesa ku punonte
27/09/2019 17:09
Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një shtetas i cili punonte në një ndërtesë ka rënë nga kati i dytë.
Nga një informacion paraprak bëhet me dije se pasditen e kësaj të premte, shtetasi me iniciale D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit, në lagjen “Apollonia”, Fier.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel