Një 20 vjeçare ka arritur të shpëtojë nga trafikimi për prostitucion në Gjermani falë ndërhyrjes së Policisë së Tiranës dhe Policisë Kufitare të Rinasit. Shtetasi A.Boriçi, 31 vjeç nga Fieri, është arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim, shtetasit me iniciale E.K., dhe B.B.

31 vjeçari nga Fieri në bashkëpunim me shtetasit E.K., B.B., dhe një shtetas tjetër ende të paidentifikuar kishin organizuar trafikimin në Gjermani, me qellim shfrytëzimin për prostitucion, të 20-vjeçares.

Shtetasit E.K., dhe B.B., u shpallën në kërkim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për identifikimin e personit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA