Të dielën derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet në mbrëmje në orën 19:00, një vendim i marrë ky pas garancisë që ka dhënë OSHE, për sistemin energjitik të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Gjithçka pritet me shumë interes për këtë përballje, ku interesimi është shumë i madh sa i përket tifozerisë së kryeqytetit për përballjen e dy prej skuadrave me më shumë histori e trofe në vend.
Bardheblutë vijnë në këtë ndeshje si kryesuesit e Superligës me 10 pikë ndërkohë që Partizani, kampion në fuqi gjendet në vendin e gjashtë me 7 pikë. Megjithatë Tirana prej 7 shkurtit 2014, kur ka marrë fitoren e parë, nuk ka arritur më të dalë me kokën lartë nga fusha e blertë në një ndeshje derbi, duke e kthyer përballjen me të kuqtë në një tabu, që presidenti bardheblu Refik halili shpreson ta thyej këtë të diel.
Ndërkohë që krejt e kundërta ndodh në kampion e kuq dhe me presidentin gazmend Demi, i cili gjithmonë ka dalë i gëzuar nga përballjet me Tiranën.
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet ditën e diel në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” dhe do të transformohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel