Banorët e fshatit Kalush në Rrogozhinë vuajnë mungesën e ujit.
300 familje të këtij fshati nuk furnizohen me ujë në asnjë stinë të vitit, ndërsa thonë se e vetmja ditë kur në rubinetat e tyre ka pasur ujë, ka qenë dita e inagurimit të ujësjellësit.
Kjo është arsyeja, që banorët janë bërë bashkë dhe zhvilluan një protestë, teksa kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre. Situata e vështirë e mosfurnizimit me ujë i ka detyruar banorët të gjejnë si mundësi të vetme hapjen e puseve.
Fshati Kalush përfitoi nga projekti i bankës Gjermane në vitin 2007 investimin e ujësjellësit. Pas investimit dhe ndërtimit të ujësjellësit banorët lidhën edhe kontratat, teksa për çdo kontrate të lidhur këta banorë i paguan atëherë bashkisë së Rrogozhines nga 85 mijë lekë të vjetra për familje.
Por edhe pse nuk kanë ujë në rubinetat e tyre, banorët vazhdojnë të paguajnë detyrimin prej 600 lekë të vjetra në muaj.
Top Channel