Një nga rrëshqitëset më të gjata është inauguruar në Malajzi, me një gjatësi prej një kilometri, që fillon në majën e një kodrine dhe dredhon përmes një xhungle të dendur, për të përfunduar në një pishinë.

Rrëshqitësja me ngjyrë blu dhe të verdhë, në parkun tematik Escape është 1111 metra e gjatë dhe ka marrë çmimin Guinness si më e gjata në botë.

Ajo është tre herë më e gjatë se rekordmenja e deritanishme në Gjermani.

Rrëshqitësja në shtetin verior Penang, fillon në majën e një kodre në një lartësi prej rreth 70 metrash, me përdoruesit që ngjiten atje me një teleferik të posaçëm. Duhen katër minuta për të zbritur deri në pishinë, duke kaluar përmes një pylli të dendur të populluar nga krijesa ekzotike, që nga zogjtë e deri tek majmunët, para se të përfundosh në ujë.

Sidoqoftë, rrëshqitësja do të hapet për publikun muajin e ardhshëm. Ajo është ndërtuar me 488 pjesë, dhe është instaluar manualisht, pa përdorur makineri të rënda, që do të dëmtonin ambientin përreth.  Sidoqoftë, në Kinë ndodhet një rrëshqitëse e ngjashme akoma më e gjatë, plot 2720 metra dhe rekordet Guinness e shpallën atë rrëshqitësen më të gjatë malore, këtë muaj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel