
Reali i Madridit rikthehet në krye të Ligës Spanjolle. Skuadra Merenges mundi Osasunën 2-0 në Santiago Bernabeu, ndërkohë që përfitoi edhe nga barazimi i Atletik Bilbaos 1-1 me Leganes për të rimarrë këtë vend të parë në klasifikim.
Ata që i dhanë fitoren Realit të Madridit në këtë sfidë ishin Vinicius dhe Rodrygo me nga 1 gol të shënuar në çdo pjesë.
Fitore shënoi edhe Atletico Madrid që mundi Mallorcën në fushën e kësaj të fundit 2-0 në një sfidë që e mbylli me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Moratës.
Diego Costa dhe Joao Felix ishin ata që i dhanë këtë fitore skuadrës së Simeones. Ndërkaq, në Mestalla u regjistrua një barazim spektakolar 3-3 mes Valencias dhe Getafes me skuadrën e Celades që shpërdoroi avantazhin 3-1 të pjesës së parë.
Top Channel