E rëndë në Durrës/ Babai ndjek vajzën me thikë, pas ndërhyrjes së policisë, plagos veten
Ka reaguar presidenti ILir Meta pas vendimit të Bundestagut për t’i hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.
“Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut”, ka shkruar Meta ndërkohë që ka uruar edhe Maqedoninë e Veriut.
Postimi i Metës
Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!??????
Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Urime Maqedonisë së Veriut!
Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Top Channel