Foto ilustruese

Është zbardhur ngjarja e mbrëmshme, ku në zonën e Yzberishtit, Tiranë mbeti i plagosur në dorë me armë zjarri 24-vjeçari D.V.

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin I.A si dhe shpallur në kërkim shtetasin F.A, ku po punohet për kapjen e tij.

Dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shetasit F. A., u gjetën dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA