Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Elisa Spiropali: Gjuha e urrejtjes e papranueshme, Qeveria shqiptare distancohet nga qëndrime të tilla
Në lidhje direkte me Skype në emisionin Open në Top Channel ka folur Kreshnik Spahiu ka thënë se se opozita është tërhequr nga qëndrimet e saj nga ndërkombëtarët.
“Opozita është tërhequr nga qëndrimi nga ‘dajaku’ i SHBA-së. Sulmi që bënë ndaj institucioneve u dënua nga ndërkombëtaret. Ndërkombëtarët ishin të qartë kur i thanë opozitës se në qoftë se ju bëni dhunë me 30 qeshor PD do shpallet parti terroriste”- tha Spahiu.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Monika Kryemadhi duke thënë se kjo nuk është e vërtetë. Kjo solli një përplasje mes kryetares së LSI dhe Spahiut.
Spahiu i përmdendi Kryemadhit se Petrit Vasilit i është hequr visa për në SHBA.
Kryemadhi i’u kundërpërgjigj Spahiut duke i thënë që Vasili e ka publikuar visën.
“E ke vizën ti, publikoje visën ashtu siç bëri Vasili”- tha Kryemadhi.
“Javën që vjen do jap intervistë nga SHBA-ja. Ti merr Berishën dhe shkoni në SHBA”- iu kundërpërgjigj Spahiu.
Top Channel