Në fshatin Shetaj në Kepin Rodonit janë edhe shtëpitë e para të cilat kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit, epiqendra e së cilit ishte në detin Adriatik, pak kilometra larg nga këtu.

Shtëpitë e dëmtuara janë ato më të vjetrat, strukturat e së cilave nuk i përballuan dot lëkundjet.

 

Një tjetër familje, në varfëri të plotë, vitin e shkuar u desh të përballonte një tërmet i cili çau lehtë muret e shtëpisë, por tërmeti i së shtunës për ta ishte më i rëndi.

“Skandaloze ja…Kemi fjetur përjashta, me gjithë fëmijët. S’kemi vënë gjumë në sy”, tregon njëri prej banorëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA