Pas një paraqitje pozitive në kampionatin botëror të peshëngritjes në Pataja të Tajlandës, kombëtarja kuqezi ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” me një medalje të bronxtë dhe me dy sportistë të paktën të kualifikuar për në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020.

Briken Calja, sportisti i paraqitur më mirë në këtë kampionat botëror, shprehet i kënaqur që puna e tij e madhe u shpërblye me një vlerësim të madh sic është madalja botërore.

Edhe trajneri i kombëtares së peshëngritjes Sokol Bishanaku gjithashtu është i bindur se sportisti nga Shtërmeni mund ta arrij edhe këtë objektiv.

Ndërkohë që presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica përveçse shprehet i kënaqur për arritjet e Botërorit, rithekson edhe një herë luftën ndaj dopingut, për të qenë gjithçka e pastër në këto arritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA