Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel Monika Kryemadhi foli për nismën e saj të lançuar së fundmi, nisma kundër oligarkëve.

E di pse jam kundër oligarkëve unë?! Jam shumë dakord që oligarku të konkurrojë me çmime, le të konkurrojë dhe me cilësi por oligarku konkurron në mënyrë të pandershme me dyqanin e lagjes.

Se oligarku nuk e paguan TVSH-në paradhënie që ti ta falimentosh, madje nuk e paguan fare. Përveç asaj nuk paguan as akcizë, nuk i rri ushqimi nëpër dogana që t’i kalbet. Nuk paguan as energjinë elektrike dhe as ujin e pijshëm, as taksa bashkie. Kam edhe një faturë.

Një ushqim i skaduar në një supermarket shitej më lirë sesa ushqimi i një dyqani lagjeje. Po pse ndodh kjo? Sepse një i varfër është gati të ushqejë fëmijën e ushqim të skaduar vetëm për 200 lekë më lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA