Në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sqaruar lajmet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar vizën nënkryetarit të forcës politike që ajo drejton, Petrit Vasili.

Kryemadhi tha se lajmi është i pavërtetë dhe lajmi sipas kryetares së LSI ka dalë pas një loje të gazetarëve të paguar nga Edi Rama. Petrit Vasili u shpreh Kryemadhi ka publikuar bashkë me vizën amerikane në të.

‘Petrit Vasilit nuk i është refuzuar viza dhe kjo është një lojë që është bërë nga gazetarë të paguar të Edi Ramës për të iniciuar dhe për të larguar vëmendjen nga vizita që kisha unë si kryetare e LSI në DASH, në Kongres, në Senat dhe në institucione të tjera. Po ti Kreshnik e ke vizën për në Amerikë? Na e trego njëherë se Tit Vasili na e tregoi”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA