Jashtë funksionit shkolla e rindërtuar në Vlorë, ka pak nxënës
26/09/2019 10:23
Shkolla e fshatit Bestrovë në Vlorë, e rikonstruktuar pesë vite më parë ende nuk i ka hapur dyert për fillimin e shkollës.
Shkak është bërë numri i ulët i nxënësve.
Aktualisht në ambientet e kësaj shkolle funksionon vetëm kopshti. Prindër dhe banorë të fshatit Bestrovë e konsiderojnë jonormale që fëmijët të shkojnë në Vlorë për të zhvilluar mësim, kur shkolla në zonën e tyre i plotëson të gjitha kushtet infrastrukturore.
Fenomeni i mungesës së nxënësve në shkollat 9-vjeçare po godet gjithnjë e më shumë zonat rurale. Një pjesë e mirë e banorëve largohen drejt zonave më urbane për shkak të mungesës së rrugëve.
Top Channel