Intetri nuk ndalet në Serinë A italiane.

Në San Siro skuadra zikaltër kaloi me sukses edhe testin e vështirë me Lazion duke e mposhtur me rezultatin 1-0 me skuadrën romane që meritoi më shumë nga kjo sfidë duke parë edhe rastet e krijuara duke u ndalur shpesh nga Handanovic, ndërkohë që ajo vetë u shpëtua në 2-3 raste nga Strakosha nga pësimi i golit të dytë.

Ai që i dha këtë 3 pikësh Interit  që kryeson me 15 pikë të plota. Ishte D’Ambrosio me golin e shënuar në pjesën e parë. Nuk bënë aspak mirë Roma dhe Napoli që pësuan humbje në fushat e tyre. në Olimpico, Roma u mposht nga Atalanta 0-2 ku për bergamaskët shënuan Zapata dhe De Roon. Më befasuese ishte disfata e Napolit në San Paolo nga Cagliari 0-1 ku për sardët shënoi Castro.

Fiorentina shënoi fitoren e parë teksa mposhti Sampdorian me rezultatin 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA