Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, i ka dalë në krah deputetes Rudina Hajdari pas incidentit të ndodhur sot në Shkodër. Hajdari u akuzua nga një i ri i FRPD-së si shërbëtore e kryeministrit Edi Rama, por Patozi thotë se kjo sjellje është e atyre që mendojnë se opozita është pronë ose leje ndërtimi.
Incidenti me Rudina Hajdarin në Shkodër
“Janë më shumë të marrë, se sa të poshtër, dhe për këtë nuk duhen marrë asnjëherë seriozisht. Ata mendojnë se opozita është pronë, leje ndërtimi apo tender, që ka nevojë patjetër për firmën e tyre, sepse vetëm kështu e konceptojnë politikën dhe atë që vjen prej saj. Ndaj edhe mos u çudisni, kur të shikoni skena të neveritshme si ajo me atë trimin nga Shkodra, që i hakërrehej Rudina Hajdarit se përse ajo nuk e njihte tamam babain e vet, ashtu si ai vetë”, thotë Patozi.
Më tej, Patozi shton: “Në fakt është e vetmja gjë që u ka ngelur për të bërë, pas një serie të pashembullt revolucionesh të premtuara, të cilat, ose nuk kanë shpërthyer kurrë, ose kanë ngrënë bijtë e vet. Është një reagim i ngjashëm me ato bishat e uritura, të cilat në ruajtje të territorit, që u zvogëlohet përditë, shenjojnë duke përmjerrur hapësirën e tyre, ku nuk duhet të shkelin të tjerët. Në shqip mund të thuhet edhe “tokë e xanun”.
Top Channel