Ky është kopshti dhe çerdhja 34 në lagjen Kombinat, në kryeqytet. “Çamarrokët e vegjël” ka një kapacitet prej 200 fëmijësh nga 6 muajsh në 5 vjeç.
Ndërtesa u shemb në prill të këtij viti. Kompania “Integrated Energy” e ndërtoi në një kohë rekord, për 6 muaj duke i bërë kështu një dhurate fëmijëve te lagjes kombinat. Kopshti e çerdhja nisën funksionimin që në fillim të kësaj javë.
“Më pëlqen shumë kopshti im. Luajmë me shokët dhe shoqet. Unë fle këtu”, thotë një fëmijë tjetër.
Kuzhina është e specializuar, madje për vaktin e drekës fëmijët shijuan thjerrëza, byrek e fruta.
Kopshti i ri ka zyrë psikologu, dhoma për fjetje, për latantë dhe dhomë dedikuar fëmijëve me aftësi të veçanta.
Ndërtesa ka system ngrohje e ftohje me kaldajë e kondicionim, 2 shkallë emergjencë, lavanderi.
“Unë vetë e kam bërë këtu kopshtin. Ta shikonit më përpara nga videot ishte nja makth, tani është ëndërr e bërë realitet. Është shumë mirë, edhe edukatoret janë të mira”, thotë një gjysh.
Top Channel