Gazetari Carlo Bolino është me qëndrimin që ka një tërheqje dhe çarje të opozitës së bashkuar. Bolino listoi tre pika se pse opozita nuk është më në një qëndrim.

“Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për mediat tha se nuk ka rëndësi se si ulet opozita në tryezë me kryeministrin Rama. Kjo nuk është e njëjtë me qëndrimin e mëparshëm.Pastaj shkëputja më e madhe është me ndërkombëtarët. Protestat dolën bosh. Sulmi i institucioneve shqiptare u dënua nga ndërkombëtarët dhe dolën bosh”- tha Bolino.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Monika Kryemadhit e cila ka thënë se opozita e ka ndalur popullin në veprimet e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA