Shkolla 9-vjeçare Allgjatë është një nga dy shkollat e mbyllura për shkak të tërmetit të së shtunës. E cilësuar nga Ministria e Arsimit, kjo shkollë dhe shkolla e Bërxullës janë të pasigurta për nxënësit.

Nxënësit e fshatit Allgjatë transportohen me furgon drejt Vaqarrit, ku ndjekin mësimin.

“Shkollat janë njësoj. Bëmë mësim me mësues të ndryshëm”, tregojnë nxënësit.

Sot u hapën dyert e shkollës 9-vjeçare të Lalmit, që mirëpritën dhe nxënësit e Allgjatës. Mësimi të martën nuk u  zhvillua për shkak të stuhisë që përmbyti shkollën.

Java mësimore për nxënësit e Allgjatës dhe Lalmit nisi këtë të mërkurë, si pasojë e përmbytjes dhe tërmetit të së shtunës.

Kushtet e ofruara në shkollën e Lalmit, sipas familjarëve të fshatit Allgjatë, nuk ndryshojnë nga shkolla që është mbyllur. Për këtë arsye, prindërit kanë vendosur të mos i çojnë fëmijët në shkollë deri sa objekti shkollor në Allgjatë të hapet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA