
22/02 14:32
Gjatë një ceremonie, ku u vlerësua me çmimin e karrierës nga Universiteti i Shkodrës, ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar mbi situatën politike në vend, duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një fryme të rë politike.
“Rinia duhet të ngrihet dhe të marrë vendin në dorë. Shqipëria sot po drejtohet nga 4 persona që duhen larguar me çdo kusht. Shqiptarët po largohen, rinia po ikën dhe ekonomia është rrënuar për shkak të 4 shahistëve që kontrollojnë çdo gjë. Sot ne nuk kemi as opozitë dhe as mazhorancë për shkak të tyre. Rinia të ngrihet”, tha ndër të tjera Topalli.
Top Channel